Privatësia
Përditësuar: 31 tetor 2026
Kush jemi
Portofol (myportofol.com) është një shërbim për të mbajtur llogari borxhet dhe pagesat. Për pyetje: info@myportofol.com.
Çka ruajmë
Emrin, email-in dhe fjalëkalimin e llogarisë (fjalëkalimi ruhet i enkriptuar). Kontaktet, borxhet, pagesat dhe shënimet që i shkruan ti. Në telefon, një kod për njoftimet.
Pse i ruajmë
Vetëm që shërbimi të funksionojë: të t'i tregojmë të dhënat e tua në web dhe në aplikacion dhe të të dërgojmë njoftimet që i ke zgjedhur. Nuk i shesim dhe nuk i përdorim për reklama.
Kush i sheh
Vetëm ti dhe personat që i fton në zyrën tënde. Klientët e tu nuk kanë qasje.
Ku ruhen
Databaza: Supabase, në Bashkimin Evropian. Njoftimet: Firebase (Google). Faqja: Hostinger, në BE.
Fshirja
Mund të kërkosh fshirjen e llogarisë dhe të të gjitha të dhënave në çdo kohë te info@myportofol.com. I fshijmë brenda 30 ditëve.